ITALI- Shkatërrohet një tjetër organizatë që merrej me trafikun e kokainës në Itali dhe arrestohen disa pjesëtare të këtij grupi, mes tyre edhe disa shqiptarë. Mediat italiane shkruajnë sot se pjesë kësaj organizate ka qenë edhe një ish-futbollist.

Operacioni është zhvilluar gjatë natës në zonën e Trevisos, Itali.

Në krye të piramidës, siç shkruan “Il Gazzettino” ishte një ish-punëtor shqiptar, Selim Osmani, i cili kishte gjetur mënyrën të kthente në një magazinë kokaine kompaninë për të cilën kishte punuar më herët në Colle Umberto.

Ndërsa ai është arrestuar një vit më parë, policia italiane, thotë se gjatë natës ka arrestuar 4 bashkëkombas të tij dhe një figurë të njohur nga sporti i serie B, ish-futbollistin Giuliano Camporese.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb