Mediat britanike shkruajnë se një bande që merrej me trafik droge është shkatërruar në Angli. Ata morën në total dënime që shkojnë në 69 vjet burgim. Njëri dënim është dhënë në mungesë.

Në raportimin mediatik të bërë me dije nga mediat britanike, bëhet me dije se banda e kokainës kishte edhe 2 shqiptarë, të cilët ishin në rolin e korrierit. Shqiptarët të dyshuar si të përfshirë në trafik droge janë Granit Nanushi dhe Orsid Cela, të dy në rolin e korrierit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Granit Nanushi, 40-vjeçar, banonte në Londër dhe ishte përgjegjës për udhëtimet drejt Gloucester-it në rolin e korrierit. Ai transportonte lëndën narkotike me anë të makinës. Kontaktin me anëtarë të tjerë të bandës ai e mbante me anë të një aparati telefon të koduar. Makina e tij u sekuestrua sepse nuk kishte paguar gjoba parkimi dhe aty oficerë e policisë kanë gjetur 60 gramë kokainë e 8000 paund të gatshme. Nanushi u dënua me 8 vjet heqje lirie.

Orsid Cela po ashtu ishte korrier droge. Ai u arrestua në kohën që po dorëzonte 2 kilogramë drogë te një anëtar tjetër i bandës. 29-vjeçari u dënua me 3 vjet heqje lirie. Banda kishte anëtarë me origjinë nga vende të ndryshme, kryesisht emigrantë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb