ITALI

Mediat italiane raportojnë se 5 persona janë arrestuar në Peskara, të akuzuar se janë organizatorë të një grupi prostitucioni që vepronte në zona të ndryshme të Italisë.

Të arrestuarit, ndërmjet së cilëve ka edhe gra, akuzohen se kanë krijuar një organizatë kriminale në shfrytëzim prostitucioni. Nga 5 të arrestuarit, 4 përfunduan në qeli, ndërsa një grua, Hesabel Gutierrez Ruiz, u la në “arrest shtëpiak”.

Edhe një kolumbian 37 vjeç po hetohet në “arrest shtëpie”, pasi akuzohet se ka dhënë ndihmë ndaj rrjetit të prostitucionit. Kolumbiani do të lironte për tutorët apartamentet e tij në Genoa, ku dhe kryhej një pjesë e prostitucionit e aktivitetit ilegal.

Policia italiane aktualisht ka shpallur në kërkim dy gra të dyshuara tutore, njëra rumune dhe tjetra shqiptare. Hetimi filloi në vitin 2017, kur shërbimet policore raportuan për aktivitet të prostitucionit, ndërsa kishin pikasur një shqiptare që shfrytëzohej si prostitutë.

  • foto galeri

Dy italianë, të dy të dyshuar si “krerë” të bandës së prostitucionit,  Fabrizio Sola, 28 vjeç dhe Daniele Toro, 26 vjeç janë në mesin e 5 të arrestuarve. Një tjetër i arrestuar, 52-vjeçari Fiorenzo Berardi nga Milano, u gjurmua në Milano dhe ishte përgjegjës për mbledhjen e një pjese të të ardhurave nga prostitucioni.

Në pranga ra edhe Alessandro Scarafile, 29 vjeç nga Lecce, drejtues i një hoteli në Salento, ku disa prej grave të reja të shfrytëzuara u gjurmuan. Scarafile ishte përgjegjës edhe për publikim të reklamave për vajzat që ofronin shërbime seksuale ndaj klientëve.

Shfrytëzuesit kishin 30 apartamente në mbarë Italinë, në qytete të ndryshme, të cilat i përdornin si ambiente për shfrytëzim prostitucioni. Ndërsa, rrjeti udhëhiqej edhe nga Spanja, me anë të një kompanie të maskuar si Call Center.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb