ITALI

Policia e Triggianos ka arrestuar disa shqiptarë, të akuzuar për krijim të një grupi kriminal dhe të cilët akuzohen për grabitje. Të arrestuar kanë përfunduar N.X 41-vjeç, N.M 39-vjeç, N.V 27-vjeç, M.K 23-vjeç, P.E 53 vjeç.

Shqiptarët me origjinë nga veriu i Shqipërisë kishin më shumë se 20 vjet që jetonin në zonën e Cassanos dhe Santeramos. Karabinieria tha se ka vendosur në hetim edhe 3 italianë, nën dyshimin se janë përkrahëës të grupimit kriminal, shkruajnë mediat italiane.

Të arrestuarit kishin si synim grabitjen e karburanteve, bareve, dyqaneve ku shitet cigare, si dhe vjedhjen e makinave, por sulmonin edhe postat. Banda e shqiptarëve disa herë ishte identifikuar nga policia italiane, e cila më në fund ka mundur ta ç’montojë atë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: