TORINO– Shkatërrohet banda e hajdutëve shqiptarë në Itali, ndërsa në pranga përfunduan 10 persona.

Mediat italiane raportojnë se shqiptarët brenda një harku kohor prej dy muajsh akuzohen se kanë kryer të paktën 26 vjedhje nëpër banesa, në Piemonte, Lombardi dhe Emilia-Romana.

Grupi kriminal, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, vepronte kryesisht në krahina të ndryshme të Italisë Veriore.

Tashmë ata ndodhen në paraburgim në Novara, afër Torinos ndërsa ndaj tyre rëndon akuza për vjedhje.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb