ROMË

Një bandë e trafikut të drogës, përbërë nga gjithsej 4 persona, 2 italianë dhe 2 shqiptarë është shkatërruar sot në mëngjes. Policia italiane tha se në pranga kanë përfunduar 4 persona, të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike.

Operacioni u zhvillua në Ostia të Romës, aty ku trafikantët e dyshuar kishin zhvilluar veprimtarinë kriminale. Banda u zbulua, edhe për shkak të rivalitetit që ekzistonte mes anëtarit të kësaj bande dhe një rumuni, anëtar i një tjetër bande. Shqiptari dhe rumuni ishin përfshirë në konflikt të ashpër për të vrarë njëri-tjetrin, shkruajnë mediat italiane.

  • foto galeri
  • foto galeri

Shqiptari më pas kishte thirrur në ndihmë bashkëkombës dhe kishin qëlluar me armë në drejtim të rumunit, i cili mbërriti në spital me shenja të dukshme të lëndimit të rëndë. Pas hetimeve, përpos rrahjes së rumunit, hetuesit zbuluan edhe faktin se dy banda të trafikut të drogës ishin në rivalitet.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb