ITALI- Importonin dhe shisnin sasi të mëdha droge në Milano. Policia italiane ka shkatërruar një bandë trafikantësh duke vënë në pranga 33 persona, 27 italianë dhe 6 shqiptarë.

Hetimi nën emrin e koduar “Old story-Eden”, i drejtuar nga skuadra mobile e Milanos, nisi pas monitorimit të një grupi kriminale që kishte tentuar të investonte të ardhurat e disa grabitjeve në tregun e drogës. Analizimi i lëvizjes së parave ka bërë të mundur që policia të arrijë tek grupi i trafikantëve, italianë dhe shqiptarë.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar rreth 22 kg kokainë, 30 kg marijuanë, 1.5 kg hashash, një pistoletë pa leje, një armë lufte me municione dhe rreth gjysmë milioni euro para Cash.

Gjithashtu është marrë vendosur edhe sekuestroja preventive për 11 automjete, 10 prona të paluajtshme, 32 llogari bankare. Operacioni përveçse në zonën e Milanos, ka prekur edhe Triesten dhe Varesen.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb