Policia italiane ka zhvilluar një operacion të gjerë në orët e para të mëngjesit në Frosinone dhe në komunat përreth, duke arrestuar 16 persona, shumica e të cilëve janë italianë, por mes tyre ka edhe marokenë e shqiptarë.

Ata janë vënë në pranga nën akuzën: “posedim i  lëndëve narkotike për qëllime trafikimi”. Të arrestuar përfunduan 3 shqiptarë, të cilët akuzohen për vjedhj banesash dhe automjetesh. Karabiniria e Frosinones ka arritur të sekuestrojë sasi të mëdha droge, si hashash e kokainë.

Hetimi nisi pas vrasjes së  Emanuele Morganit, 20 vjeç nga Tecchiena di Alatri, ekzekutimi i së cilit u dyshua që në fillim se ishte për arsye të trafikut të drogës. Pas hetimeve të kryea, policia italiane mundi të arrestojë shumë persona, të dyshuar si anëtarë bande.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb