ITALI

Karabinierët në Bassano në Itali kanë arritur të shkatërrojnë një bandë shqiptare në fushën e grabitjeve.

Tre shtetas shqiptarë u arrestuan në natën mes 4 dhe 5 korrikut në Pero të Milanos. Të prangosur kanë përfunduar shtetasit Emanuel Macaj, 31 vjeç, Gentian Kurtulla, 26 vjeç dhe Xhovan Bela, 23 vjeç, që të gjithë me precedentë të shumta në vendin fqinj.

Hetimet kanë nisur që kur qytetarët në zonë kishin filluar të ankohen se shtëpitë e tyre po grabiteshin. Karabinierët e kanë ndjekur makinën e hajduëve në rrugë të thella dhe zona të rrezikshme. Të akuzuarit udhëtonin me një automjet të vjedhur.

  • foto galeri
  • foto galeri

Të tre akuzohen për një sërë veprash penale. Mbi ta bien akuzat “rezistencë ndaj zyrtarëve publikë dhe shkaktim i lëndimeve”, pasi disa policë pësuan plagë gjatë arrestimeve, “falsifikim targash” pasi udhëtonin në makinë të vjedhur, “posedim i paligjshëm i armëve” pasi mbanin armët, “posedim lënde narkotike” pasi në automjet u gjet drogë, posedimin e pajustifikuar të mjeteve të vjedhjes ( çorape, kacavida, etj.).

Brenda makinës karabinierët gjithashtu gjetën një skaner për frekuencat e forcave të policisë dhe një bllokues sinjali. Macaj gjithashtu ishte përgjegjës edhe ëpr vjedhje të tjera në zonë, si dhe kishte një urdhër dëbimi, që nuk e ka zbatuar. Hetimet e mëtejshme po bëhen për të rilidhur bandën në ngjarjet kriminale në zonë dhe në mbarë Italinë Veriore.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb