BARI, ITALI

Policia italiane ka arrestuar 3 persona, shtetas shqiptarë pjesë e një bande grabitësish dhe një tjetër, për përkrahje të autorëve të krimit dhe ndihmë në logjistikë.

Të gjithë të arrestuarit kanë lindur në Shqipëri dhe banojnë në Bari. Ndaj tyre rëndojnë akuzat: “vjedhja e rëndë”, “tentativë vrasjeje” dhe “lëndim i rëndë trupor”, raportojnë mediat italiane.

Hetimet vazhduan pasi një italian kishte denoncuar grabitjen në polici. Denoncuesi tha se disa persona kishin hyrë në banesën e tij, të pajisur me kaçavida dhe pistoletë dhe kishin tentuar të vjedhin.

Ai tha se banditët, kur flisnin, kishin një “theks si nga Europa Lindore”. Pas një hetimi të thelluar, policia arriti të gjejë grabitësit, si dhe sekuestroi sendet e vjedhura.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb