ITALI


Policia italiane ka arritur të shkatërrojë një organizatë kriminale, e përbërë nga shqiptarë dhe italianë, të cilët dyshohen për trafik të lëndëve narkotike. Hetuesit kanë hetuar gjithsej 7 vetë, ndërsa kanë arrestuar 2 prej tyre.


Arrestimet janë bërë në qytetin e Altamurës, pas hetimeve prej më shumë se 1 viti të bëra nga Prokuroria e Barit. Banda shqiptaro – italiane dyshohet të jetë e përfshirë në trafik të lëndëve narkotike të llojit hashash, marijuanë dhe kokainë, shkruajnë mediat e vendit fqinj.


Trafiku2
Trafiku2

Forcat policore kanë sekuestruar në provën e cilësisë materiale mbi gjysmë kilogram hashash, 64 gram kokainë, 244 gramë marijuanë dhe telefona celularë. Me të akuzuarit tashmë pritet që të merret gjykata.

 (d.xh/Balkanweb)