ITALI

Policia italiane ka zhvilluar një organizatë kriminale të trafikut të drogës, në përbërje të së cilës ka shqiptarë dhe italianë.

Sot në Chietti u arrestuan 17 vetë, pesë prej të cilëve janë në burg, dymbëdhjetë nën arrest shtëpiak, si dhe 8 kanë marrë masën e detyrimit për paraqitje. Nga mega-operacioni i policisë italiane, janë prangosur gjithsej 25 persona.

  • foto galeri

Hetimi bëri të mundur identifikimin dhe çmontimin e tre shoqatave të ndryshme kriminale, të përbërë nga italianë dhe shqiptarë, që vepronin në provincat e Chieti, Pescara dhe L’Aquila.

Emrat

Policia italiane ka publikuar edhe emrat e personave të arrestuar. Të arrestuar kanë përfunduar shtetasit Isu Metushi, 29 vjeç, shqiptar banues në Bucchianico (Chieti), baskëkombasi i tij Valter Baro, 31 vjeç, me vendbanim në Francavilla al Mare, Fatjon Shametaj, 28 vjeç, shqiptar me vendbanim në Montesilvano, Andrea Di Muzio, 33 vjeç banues në Chietti, dhe Savino Carnicella, 40 vjeç nga Cerignola.

Në arrest shtëpie u vendosën tre shqiptarë e ata janë Aldi Metushi, 28 vjeç banues në Rosciano, Ismail Bofe, 24 vjeç banues në Vacri dhe Denald Limketa, 29 vjeç banues në Spoltore, Salvatore Ruggieri, 31 vjeç i Chieti, Leonardo Pizzi, 37 vjeç. Ndërsa, në pranga përfunduan edhe shtetas të tjerë italianë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb