Autoritetet amerikane deklaruan të enjten se kanë shkatërruar grupin më të madh të kriminelëve kibernetikë në të gjithë botën, që kishte arritur të përvetësonte rreth 6 miliardë dollarë nga fondet për lehtësimin e pasojave të Covid-19 vetëm në SHBA.

Departamenti i Drejtësisë arrestoi një shtetas kinez 35-vjeçar, YunHe Wang, si dhe sekuestroi disa ore luksoze, më shumë se 20 pasuri të paluajtshme dhe një Ferrari. Rrjeti që dyshohet se drejtohej nga Wang dhe disa të tjerë, i quajtur “911 S5”, shpërndante viruse përmes e-mail-eve gjatë periudhës 2014-2022.

Wang gjithashtu mendohet se ka arritur të përfitojë edhe 99 milionë dollarë duke ua licencuar grupeve të tjera kriminale virusin.

Ky rrjet akuzohet se ka përfituar 5,9 miliardë dollarë nga fondet e qeverisë amerikane për lehtësimin e pasojave të pandemisë. Wang rrezikon të dënohet deri në 65 vite burg nëse shpallet fajtor për akuzat e krimit kompjuterik dhe pastrimit të parave.

Operacioni u shtri jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Gjermani, Holandë, Francë, Danimarkë, Ukrainë, dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe u koordinua edhe me Eurojust. Autoritetet kanë arritur të marrin kontrollin e 2000 domain-eve online dhe 100 serverave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb