Arabia Saudite interceptoi dhe shkatërroi një dron të ngarkuar me eksplozivë që vinte nga Jemeni, deklaroi zëdhënësi i koalicionit kundër rebelëve të drejtuar nga Riadi në Jemen.

“Një dron i ngarkuar me eksplozivë i lëshuar nga milicitë hutis që kishte për shënjestër aeroportin Najrane u interceptua dhe shkatërrua nga forcat ajrore saudite”, deklaroi koloneli Turki Al Maliki, i cituar nga agjencia zyrtare saudite SPA.

Disa ditë më parë, milicitë hutis kishin sulmuar në të njëjtën mënyrë infrastrukturat e një naftësjellësi në territorin e Arabisë Saudite.
(Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb