Në rubrikën “Autokton” të gazetares Anila Ahmataj në News24 u trajtua këtë mbrëmje, veprimtaria dhe jeta tragjike e familjes së Shaban Polluzhës.
Shaban Polluzha nuk u pajtua as me qarqet e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, të cilat bënin keqtrajtimin e popullatës së Drenicës e më gjerë. Ai shpeshherë binte në konflikt me organet e
këtij pushteti.
Në vitin 1923, fshatarët nga lagjia e Gogjulëve të Makërmalit, e rrahin rojën e arave, i cili ishte një kolonist serb. Kur degjuan kolonistët e fshatit Polac, vendosën që të hakmerren. Në këtë periudhë kohore Shaban Polluzha ishte kryetar i Polacit dhe, pasi dëgjon, se serbët kishin vendosur për ta djegur lagjen e Goxhulëve të Makermalit, në shenjë hakmarrjeje, Shaban Polluzha shkon për të biseduar me udhëheqësin e kolonisteve serbë në Polac për situatën e krijuar.
Pas një debati të ashpër në mes tyre, Shabani e godet me pëllëmbë dhe u thotë se nëse shkoni për t’i
djegur Gogjulët e Makermalit, mua do të më gjeni përballë. Dhe kështu serbët hoqën dorë për
djegien e Gogjulëve të Makërmalit.
Në vitin 1927, Shaban Polluzha kishte pasur një konflikt të ashpër me xhandarmërinë në komunën e Polacit. Pas këtij kundërshtimi të ashpër nga ana e Shaban Polluzhës, xhandarmaria serbe shkon dhe e rrethon Kullën e tij dhe duan ta arrestojnë Shabanin, por ai nuk dorëzohet por ju thotë: Po qe se afrohen më shumë, ai do luftojë. Megjithë kërcënimet e Rakoviçit, ai nuk pranon të dorëzohet.
Pas pak kohësh, Hasan Veliqi i Polacit mëson se Shaban Polluzhën e kishin burgosur xhandarmaria e Polacit. Ai shkon te komandanti, ia jep njëzetë lira dhe i thotë që ta lirojë Shabanin nga burgu, duke i thënë se e ka vëlla te gruas.
Komandanti e liron Shabanin, dhe i thotë ik pa shikuar as në të djathtë as në të majtë. Kështu mezi shpëton nga xhandarmaria dhe aty e dha mendimin që edhe sot nuk mund të hidhet poshte “shkaut mos i beso, se mashtrohesh”
Në korrik të vitit 1924, Nikolla Pashiqi jep urdhër për rrethimin dhe likuidimin e Azem
Bejtës. Gjatë luftimeve të ashpra që u zhvilluan në mes forcave armike dhe Azemit më bashkëluftëtarë, Azemi plagoset rëndë. Falë rezistencës të shkelqyer të luftëtarëve të tij, arrijnë që Azemin ta largojnë nga vija e frontit dhe e dërguan në malet e Çyçavicës. Në fshatrat e Çyçavicës qëndruan afër një javë dhe pasi u grumbulluan rreth 30 luftëtarë vendosën që të kalojnë në Shqipëri. Azem Bejta e urdhëron një shok të tij që të shkojë te Shaban Polluzha dhe ta marrë kalin e tij, për ta transferuar Azemin në Shqipëri. Shaban Polluzha i jep kalin e tij, dhe me atë kalë Azemin e dërguan në Gjyrgjevikë, në Kullën e Sadik Ramës, ku dhe aty ndërron jetë Azem Bejta. Shote Galica mekalin e Shaban Polluzhës ka kaluar në Shqipëri, ku ka qëndruar deri në vdekje.
Nismën për organizimin e një kuvendi me përmasa kombëtare dhe organizative e morën disa krerë të Drenicës, si dhe viseve të tjera shqiptare. Qëllimi i mbajtjes së këtij kuvendi ishte ndryshimet politike që filluan të ndodhen në vitet e para të Luftës së Dytë Botërore, sidomos me pushtimin e Mbretërisë Jugosllave nga nazi-fashizmi. Me këtë rast forcat vrastare çetniko-sllave,filluan të vërsulen mbi popullaten e pafajshme shqiptare.Për t’i dalë në ndihmë popullit, intelektualë dhe vizionarë të Drenicës, dhe viseve të tjera shqiptare vndosën që ta mbajnë Kuvendin e Parë të Polluzhës. Kuvendi u mbajt, më 9 prill 1941, në Kullën e Shaban Polluzhës, në Polluzhë.Në këtë kuvend moren pjesë antarë nga të gjitha viset e Kosovës, por edhe nga trojet e tjera shqiptare. Kuvendi zgjodhi kryesinë e punës të përbër nga:Shaban Polluzha, Miftar Bajraktari, Halil Haxhia, Azem Aruçi, Hazir Gjaka dhe Zukë Xani.
Punimet e kuvendit i hapi Shaban Polluzha, i cili mbajti një fjalim para të pranishmëve, duke vlerësuar situatën në të cilën ndodhen shqiptaret, por edhe kërkoi ngapjesëmarrësit e kuvendit që të organizohet një “Lëvizje kombëtare për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar”, e cila do t’i dalë në ndihmë popullit, duke e mbrojtur atë në të gjitha format e mundshme, madje edhe me armë.
Shtabi i Përgjithshëm i Lëvizjës për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar, në krye me Shaban Polluzhën, pas shqyrtimit të situatës në Kosovë, e cila ishte në një pozitë të veshtirë, pas ardhjes së mijëra forcave serbo-çetnike, të cilat u vendosën në Mitrovicë. Qëllimi i këtyre forcave ishte likujdimi dhe spastrimi etnik i shqiptarëve nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare në Jugosllavi. Pas kësaj situate, Shtabi i Përgjithshëm i Lëvizjes Kombëtare, në krye me Shaban Polluzhën, vendosi që të formojë njësitin ushtarak, që numëronte rreth 1.000 luftëtarë.
Lufta që bëri Shaban Polluzha në Novi Pazar, në mbrojtje të popullatës muslimane nga
çetnikët e Drazha Mihajlovçit, ishte zgjeruar edhe në vendet e tjera, si në: Plavë, Guci, Rugovë,
Vuthaj, Smilovicë, etj. Forcat e Lëvizjës Kombëtare nën komandën e Shaban Polluzhës, arrijnë që
një pjesë të madhe të këtyre vendeve t’i çlirojnë nga forcat çetnike. Pasi kësaj fitoreje të madhe,
Shaban Polluzha më luftëtarët e tij, vendos që të hyjë edhe në Podgoricë. Për ta arritur qëllimin,
forcat e Lëvizjës Kombëtare ndahen në dy grupe, njërin e komandon Shaban Polluzha, ndërsa tjetrin
Rexhep Gjeli. Luftëtarët që ishin nën komandën e Shaban Polluzhës hasin në një rrezistencë të
madhe dhe nuk arrijnë që të futen në Podgoricë, ndërsa luftëtarët nën komandën e Rexhep Gjelit
kanë arritur deri në fshatin Vuthaj. Aty priten shumë mirë nga popullata vendase dhe vendosën në
këtë fshat deri sa të arrijë Shaban Polluzha me luftëtaret e tij, që të bëhen bashkë dhe të vendosin
për hapat e metutjeshëm.
Deri sa ishin në Vuthaj, njëri nga burrat e Vuthajve e pyet Rexhep Gjelin se a ka njohuri
rreth vrasjes se Isa Boletinit dhe se kush e ka vrarë? Rexhepi, i thotë se e dime se e kanë vrarë
malazezët! Mirëpo gjatë bisedës i tregon se vrasësi i Isës është Nikolla Gjillasi, si dhe i thotë që
mund t’ju tregoj edhe ku jeton. Rexhepi i përgjigjet duke i thënë se Nikollla Gjillasi tash është në
Skënderaj dhe se për këtë duhet ta njoftojmë edhe Shaban Polluzhën. Me të arritur Shaban Polluzha,
e njoftojnë për rastin dhe ai vendos që ta vrasë Nikolla Gjillasin, për t’ia marrë hakun Isa Boletinit.
Shabani iu drejtohet luftëtarëve se kush dëshironte të shkonte vullnetar për ta kryer këtë akt historik.
Pas fjalës së Shaban Polluzhës, lajmërohet Rexhep Gjeli, se unë do të shkoj për ta vrarë Nikollën,
mirëpo Shabani nuk e lejon të shkojë Rexhepin për arsye se Rexhepi ishte i nevojshëm në luftën e
tyre kundër çetnikëve.
Gjatë bisedës së Shabanit me Rexhepin lajmërohen dy djem, të cilët ishin të gatshëm ta vrasin, Nikolla Gjillasin, dhe ata ishin: Demir Ngucati nga Morina dhe Rifat Dallkusi
nga Rezalla. Armatosën mirë dhe nisen për në Drenicë, përkatësisht për në Skënderaj për ta vrarë
Mirpo vendi ku u zhvillua dhe përleshjet më të mëdha historike janë sot emblematike për pasardhësit e Shaban Polluzhes…
Si arriti Shaban Polluzha të lironte nga burgu famkeq i Podujevës qindra të burgosur…
Por ngjarjet e familjes së Shaban Polluzhës ishin tragjike, pasi ai si besnik dhe bashkëluftëtar të tij mbante djalin e tij , i cili u vra së bashku me Shabanin në luftimet e ashpra.Po Shaban Polluzha la një amanet para se të mbyllte sytë, ai kerkoi që trupin e tij ta lëshonin në ujë, ose ta digjnin. Ky amanet u krye..
Ajo që eshte më interesantja eshte nderrimi i mbishkrimit mbi pllaken e tij te varrit.
Shaban Polluzha i dha gjënë më të çmuar vendit, i dha jeën dhe familjen, dhe sot në 2020, ende vendi ku ai kreu veprimtarinë luftarake në mbrojtje të atdheut, është kthyer në nje godine disa kateshe qe duket se duhet më shumë se 10- vite që të perfundojë e të jetë një objekt ku ata që duan të njohin historinë e Shaban Polluzhes ta prekin nga afer, edhe pse i ka humbur orgjinaliteti.
(BalkanWeb)