Një 39-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi shkeli masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Blutë njoftojnë se 39-vjeçari u gjet në një lokal, çka përbën shkelje të masës së sigurisë që kishte marrë pasi u akuzua për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Njoftimi i policisë:
Mallakastër/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 39 vjeç, banues në Ballsh, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në një lokal, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb