ELBASAN- Rastet e fundit të vrasjeve dhe dhunës ndaj grave kanë sjellë rritjen e vigjilencës së policisë ndaj monitorimit të tyre.

Në Elbasan policia ka vënë në pranga 49-vjeçarin Beqir Peçi, banues në fshatin Mamël, pasi nuk ka zbatuar urdhrin e mbrojtjes të lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan për nënën e tij, shtetasen me iniciale Z.P., 72 vjeçe. Ai dyshohet se ka shkelur urdhrin duke iu afruar nënës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Vetëm 5 ditë më parë në Fier, burri hodhi gruan e tij 43-vjeçare nga kati i katërt i banesës pas një sherri në familje, ndërkohë që viktima kishte marrë urdhër mbrojtjeje nga gjykata.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: