Rusia është shprehur se futja e aeroplanit ushtarak në hapësirën ajrore territoriale të Koresë së Jugut nuk ka qenë e qëllimshme, bën të ditur Seuli. Një zyrtar i ushtrisë ruse i ka shprehur keqardhjen e thellë ministrisë së mbrojtjes së Koresë së Jugut dhe ka theksuar se kjo kandodhur për shkak të një defekti teknik, njofton më tej Seuli.

Të martën, Koreja e Jugut tha se një aeroplan luftarak rus ka shkelur dy herë hapësirën e saj ajrore territoriale. Ministria ruse e mbrojtjes i mohoi më parë këto akuza. Megjithatë në një tjetër reagim presidenca e Koresë së Jugut bëri të ditur përmes një deklarate se Rusia është shprehur se shkelja ka qenë e paqëllimshme, por ka shtuar më tej se do të nisë menjëherë hetimet lidhur me këtë çështje.

“Moska tha se nëse aeroplani do të ndiqte rrugën e planifikuar fillimisht, ky incident nuk do të ndodhte”-është shprehur zëdhënësi i presidencës. Megjithatë një informacion i tillë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Rusia. Kreu i zyrës së sigurisë kombëtare në Seul i kërkoi të martën këshillit të sigurisë së Rusisë që të të mndëmarrë veprimet e duhura lidhur me këtë cështje.

“Kjo është një situatë mjaft e rëndë dhe nëse përsëritet do të ndërmarrim veprime të forta”-u shpreh ai. Sakaq, të martën u bë e ditur se edhe një aeroplan ushtarak kinez hyri në zonën ajrore të Koresë, por Kina i ka mohuar këto akuza.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb