TIRANE

Në fjalën përpara deputetëve, kreu u grupit parlamentar të PS,Taulant Balla, zgjodhi të flasë shkurtimisht, pasi sikundër u shpreh ai gjithçka është thënë e nuk ka shumë për të diskutuar. Balla apeloi deputetët e pranishëm në këtë seancë të posaçme të votojnë me konsensus ngritjen e komisionit hetimor për Presidentin e Republikës Ilir Meta. Ndër të tjera socialisti Balla kërkoi transparencë para publikut lidhur me punën që do të zhvillojë ky komision.

“Nuk ka shumë për të diskutuar më sot në këtë seancë por si kryeatar i grupit të shumicës dhe si një prej firmëtarëve të kërkesës, e cila në 28 vite të këtij kuvendi është hera e parë që Kuvendi i Shqipërisë ngre një komision hetimor për ligjshmërinë e veprimeve të kryetarit të shtetit,që shkojnë në kushtet e shkeljes së rëndë të kushtetutës.

Do t’i kërkoja të gjithë deputetëve ta ngremë me konsensus të plotë, t’i kërkojmë këtij komisionit hetimor të përmbushë detyrën e vet brenda 3 muajve e me transparencë për publikun me qëllim që përfundimet e këtij komisioni të përmbushin pritshmëritë, por i takon komisionit që të qartësoje këtë situatë. Të gjithë e pranojmë, edhe nga fjalimet këtu në sallë, jemi në kushtet e një shkleje të rëndë të kushtetutës. “ shpreh Balla

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb