Gjykata e Lartë ka vendosur të rikthejë në Gjykatën e Apelit, çështjen e shumëpërfolur të Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e 4 policëve në Durrës. Sipas vendimit, që ende nuk është zbardhur, çështja do të rikthehet për shqyrtim në Apel për shkelje procedurale.

Gjykata e Krimeve të Rënda, dënoi me burgim të përjetshëm Dritan Dajtin 1 vit më parë. Dënimi u shpall pas 276 seancave gjyqësore, qëkurse Dajti i plagosur në atë ngjarje dhe në gjendje gjysmë paralitike, nisi të përballej me akuzën.

Ai u kap gjatë një operacioni si person i shumëkërkuar për një tjetër vrasje të ndodhur 8 vjet të shkuara. Trupi Gjykues i dha Dritan Dajti katër dënime me burgim të përjetshëm për vrasjen e secilit prej policëve duke pranuar kërkesën e prokurorisë.

Prokuroria e akuzoi Dajtin për vrasjen e policëve Kastriot Feska, Fatos Xhani, Altin Dizdari dhe Sajmir Duçkollari.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: