Presidenti Ilir Meta i kërkoi prokurorisë që të tregojë në lidhje me veprimet antiligjore sipas tij janë bërë nga kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat Meta tha se nëse nuk ka një hetim në lidhje me shkeljet e kryetarit të KED për vakancat në Gjykatën Kushtetuese, do të ketë një ndëshkim ndërkombëtar. Pyetjes së gazetarit të ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Ergy Gjençaj në lidhje me vlerësimin e tij për miratimin nga Kuvendi të një projekt-rezolute për shmangien e krizës kushtetuese, kreu i shtetit u përgjigj se:

“Unë edhe njëherë tjetër i kërkoj prokurorisë që të tregojë integritet në këtë moment të rëndësishëm për rivendosjen e besimit tek opinioni publik për reformën. Jam i gatshëm që të bashkëpunoj bashkë me institucionin që unë përfaqësoj në mënyrë të ngushtë. Gjithçka është e mirë dokumentuar. Kushtetutën e Shqipërisë e kemi bërë me SHBA dhe me BE dhe me Komisionin e Venecias, në mënyrë të qartë. Sepse përndryshe do të ketë hetim ndërkombëtar për këtë çështje dhe ndëshkim ndërkombëtar për këtë çështje. Pasi ka 2 vite që është sabotuar qëllimisht. Kjo pasi ky person i partisë bën këto manipulime, dhe do të sqarohen edhe më tej këto veprime”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb