VLORË- Duart i mban në kokë, ka ende dhimbje nga tërheqja e flokëve. Për Marselën dhuna shtazarake e ish-bashkëshortit të saj nuk është e panjohur. Dhe sot ai e ka ndjekur atë pasi do fillonte punë dhe e ka qëlluar në prani të dhjetëra qytetarëve në mes të rrugës. Nuk i janë dhimbsur as fëmijët që qanin pa pushim dhe me duart e tyre të njoma përpiqeshin të mbronin nënën nga babai i tyre.

Marsela Çaushaj është gruaja që u dhunua sot në Vlorë dhe që fatmirësisht episodi u filmua dhe u bë publik duke sjellë edhe arrestimin e 44-vjeçarit. Ajo rrëfen për gazetarin Enrik Mehmeti gjithë ngjarjen dhe thotë se e ka denoncuar edhe më parë ish-bashkëshortin e saj.

Si ndodhi ajo ngjarje sot?
Sot kisha në plan të filloja një punë, të mbaja një plak dhe djali i plakës do të më hapte një llogari që të më dërgonte lekët. Sot do filloja një punë, thjesht të mbaja një plak që të ushqeja fëmijët. Aty më ndoqi ish-bashkëshorti im dhe duke sharë, duke ofenduar më rrahu më qëlloi. Është hera e dytë që kam bërë kallëzim, kam marrë 3 urdhër mbrojtje që nga divorci e deri më sot.

Çfarë ju kërkonte kur po ju dhunonte?
‘Nuk ke punë të fillosh punë ti atje’. Do t’i çosh fëmijët e mi jashtë shtetit o k***, o prostitutë. Kështu ka qenë gjithë kohën, i dhunshëm. Pi raki, konsumonte alkool.

Morët goditje në kokë?
Po, po për flokësh, më tërhiqte. E kam mbajtur djalin në krah që të mos më binte. Unë marr një asistencë 45 mijë lekë dhe asgjë tjetër. Shteti në radhë të parë të dënojë atë sepse po doli do më vrasë fare.

Kërkoni mbrojtje?
Po, po mbrojtje po dhe të gjej një punë të rris 3 fëmijët.

Nëna
Dhunën ndaj të resë e konfirmon edhe nëna e Marselës.

Nuk e di kë ka në polici që nuk qëndron në burg. Se të vesh një herë e dy herë e tre…Do ta vrasim vetë nëse shteti nuk reagon. Unë mezi i kam rritur djemtë e mi, përse t’i vras për atë. Të bëjë burg, shteti ka ligje. Vajza s’ka bukë. Unë po punoj në ndërtim, në mistri të ushqej atë.

VIDEOJA E DHUNËS

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/oltion.bardhi/videos/10206963307221781/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: