Ledian Memushaj konfirmoi edhe një herë se është një lider tek Pescara, një futbollistit i cili di të shkatërroj, di të ndërtoj, por di të shënoj dhe supergola si ky kundër Palermos. Në momentin më të vështirë për ekipin e tij, kur Pescara ndodhej në dizavantazh, Memushaj realizoi një gol shumë të bukur nga distanca që riktheu vendasit në lojë.

Në fund Pescara mori një trepikësh që i mban në valle për të siguruar një biletë për në Serie A:

Memushaj Nota
Memushaj Nota

“Në paraqitjen e tij në këtë sfidë gjen gjithçka. Dialogon në perfeksion me Balzano në rastin e golit të parë të Pescara, në pjesën e dytë rikthen baraspeshën”, nota 7 për Memushaj shkruan TuttomercatoWeb, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes.

Si rrallë herë një legjionar “eklipson” Strakoshën në futbollin italian, ky ishte pikërisht Memushaj por as gardiani kuqezi nuk stonoi, përkundrazi, nëse Lazio pësoi vetëm një gol kjo është për meritë të tij:

Strakosha Nota
Strakosha Nota

“Si çdo ndeshje edhe kundër Spal bëri gjithçka për të mbajtur portën e paprekur, evitoi një gol të sigurt që në pjesën e parë, fillimisht ndaj Flocari e më pas ndaj Fares. Edhe në pjesën e dytë ndal brazilianin me këmbë, nuk kishte ç’të bënte tek penalltia”, nota 6,5 për Strakoshën.

Veseli Nota
Veseli Nota

Një paraqitje pozitive zhvilloi dhe Frederik Veseli në fitoren që Empoli mori kundër Napolit: “Ndjek shokët e skuadrës në një mbrëmje të lavdishme, një paraqitje e kujdesshme dhe e disiplinuar, nota 6,5 për Veselin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb