TIRANE- Besart Berisha vazhdon të gjejë rrugën e golit në Australi. Sulmuesi kosovar ka realizuar sot në fitoren që ekipi i tij Melbur Viktori arriti në transfertë 0­3 përballë Hum Siti, ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës australiane duke e dërguar ekipin e tij në finale.

Berisha i dha avantazhin ekipit të tij në minutën e 41′ duke kthyer në gol një 11 metërsh.

Në fraksionin e dytë Melburn ishte sërish kërkuese dhe në fundin e ndeshjes realizon edhe dy gola të tjerë. Në minutën e 89-­të, Barbarouses dyfishon rezultatin suke realizuar pas një asisit nga Berisha dhe në minutën e 5­të shtesë, Geria shënon golin e tretë duke vulosur përfundimisht takimin në shifrat 0­3. (Panorama Sport)

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: