Këtë të dielë u luajtën dy ndeshje të vlefshme për elitën e futbollit shqiptar. Vllaznia fitoi 2-0 ndaj Skënderbeut, në sfidën e mbajtur në Shkodër. Balaj realizoi i pari në minutën e 20-të, ndërsa vetëm 5 minuta më pas, Dodaj dyfishoi.

Me këtë rezultat, shkodranët kryesojnë me 21 pikë kampionatin. Në krahun tjetër, korçarët mbajnë vendin e tetë me 11 pikë. Në takimin tjetër të luajtur sot, Egnatia mundi 1-0 Tiranën.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb