Futbollisti shqiptar me origjinë nga Kosova, Valon Berisha, bëri shumë përshtypje me paraqitjet kundër Lazio-s në “Europa League”. Mjafton të përmendësh faktin se drejtori sportiv Igli Tare e konsideroi atë si futbollistin më të rrezikshëm.

Që në periudhën e çerekfinaleve u përfol për shumë skuadra të interesuara për shërbimet e mesfushorit, por tani nga fjalët duket se është kaluar në vepra.

“SkySport” shkruan se Sampdoria është pranë finalizimit të marrëveshjes me futbollistin e përfaqësues së Kosovës për të marrë në “Seria A”.

Vetë 25-vjeçari më herët e ka lënë të hapur mundësinë e transferimit në kampionatin italian, i cili duket se tashmë po bëhet i mundur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb