Milot Rashica ishte heroi i Verder Bremenit në sfidën e luajtur kundër Augburgut. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës shkëlqeu me një dygolësh në përballjen që ekipi i tij fitoi me shifrat 4-0 në takimin e luajtur në “ëeserstadion” të Bremenit.

Rashica çeli rezultatin në minutën e 5-të, ku shpërtheu në zonë dhe pasi dribloi mbrojtësin, gjuajti saktë me të djathtën në shtyllën e parë.

I mrekullueshëm dhe goli i dytë për të dhe u treti i takimit në minutën e 28-të, kur në hyrje të zonës shmang mjaft bukur mbrojtësin dhe e dërgon topin në shtyllën e largët të portierit. Paraqitja e Rashicës ka bërë që prestigjiozja gjermane “Kicker”, ta rreshtojë atë në formacionin ideal të javës së 21-të.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb