Nga dita e sotme braziliani Roxher është lojtar i FC Rigës, ekipit kampion të Letonisë. Lojtari i Kukësit, që sezonin e fundit në Superligë u aktivizua i huazuar te Kastrioti, shkëlqeu duke shënuar 10 gola në kampionat, ndërsa pati admirues të shumtë si në kampionat ashtu edhe jashtë.

Postim Riga
Postim Riga

Gjithsesi 23-vjeçari ka zgjedhur ta vijojë karrierën në kampionatin e shtetit baltik dhe ka pranuar ofertën e Rigës, e cila ka njoftuar nëpërmjet facebook-ut angazhimin e brazilianit, por pa bërë të ditur kohëzgjatjen e kontratës dhe as shifrat e pagës që Roxher do të përfitojë në Letoni.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb