TIRANË- Zhvillimet e fundit brenda PS-së që prekin gjithë politikën, kanë sjellë reagime të shumta. Midis tyre është edhe Shëklzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një postim në faqen e tij zyrtare të Facebook, Shkëlzen Berisha ka risjellë në vëmendje kërcënimet ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Ai shkruan se akuzat e deputetit Tom Doshi janë shumë të rënda por të besueshme pasi dy muaj më parë njerëz të krimit, që u lanë të lirë me urdhër të Ramës dhe Tahirit, kërcënuan me jetë liderin e opozitës.

“Deputeti Tom Doshi akuzon publikisht Ilir Metën dhe Edi Ramën se kanë dashur ta ekzekutojnë atë dhe deputetin Mhill Fufi, me vrasës profesionistë. Kjo është një akuzë shumë e rëndë, por plotësisht e besueshme, pasi jo më larg se dy muaj më parë, njerëz të botës së krimit, që u lanë të lirë, me urdhër të Ramës dhe Tahirit, kërcënuan me jetë liderin e opozitës. Në një vend ku krimi përdoret nga pushteti si armë ndaj kundërshtarëve nuk mund të ketë, as demokraci, as drejtësi dhe as siguri sepse krimi nuk ofron favore të tilla gratis. Pushteti e përdor atë ndaj kundërshtarëve dhe në këmbim, krimi përdor pushtetin për të vjedhur e dhunuar qytetarët”, shkruan Shkëlzen Berisha.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: