TIRANË- Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka ironizuar mungesën e kreut të qeverisë në foton në grup në Samitin e Podgoricës.

Ndërsa ish-kryeministri aludoi se Rama u përjashtua nga fotoja për shkak të shkeljes së protokollit dhe prezencës me atlete, Shkëlzen Berisha e quan “Xhuljeta” shefin e ekzekutivit.

“Beni, Ermira, Astriti, Zamira…. të gjithë i gjeta ! Mungon Xhuljeta ?”, shkruan Shkëlzen Berisha përbri fotos.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama pas marrëveshjes me kreun e opozitës Lulzim Basha e quante veten Romeo dhe kreun e PD-së Zhulieta duke i sjellë këta personazhe shumë shpesh në fushatë, për të ilustruar mënyrën se si i ishte lutur Bashës.

Shkelzen Berisha fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb