TIRANË- Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeminsitrit Sali Berisha i përgjigjet aktores së njohur Ema Andrea për kritikat që i bëri sot të atit, në lidhje me deklaratat e tij në Kuvend, për armatosjen e popullsisë.

Ndërsa aktorja e quajti Sali Berishën “fashist” që meritonte një tallje masive, Shkëlzeni nuk e kursen ironinë me të duke e quajtur “ikonë ndërkombëtare të antifashizmit dhe artit”.

“Paralelisht me nr e viktimave rritet dhe nr i fanseve te Shullazit. Vajzat anonime qe kerkonin lirimin e heroit te Rilindjes tashme kane nje cheerleader. Drejtimin e klubit e ka marre ne dore nje ikone nderkombetare e antifashizmit dhe artit. Thirrjes per lirimin e shpejte te Kajos i eshte shtuar dhe kerkesa per te c’armatosur gjithe viktimat e ardhshme qe presin radhen pas daljes se tij nga burgu. Sipas saj do ishte turp nese ata nuk e presin ”fatin” me duar ne xhepa. Realiteti njelloj si filmi do kthehej ne nje tallje b… nese delja do hante ujkun apo viktima do vriste vrasesin. Rolet jane te ndara nga regjisori dhe secili duhet ti qendroje besnik te vetit. Ndaj dhe pankarta e klubit eshte: Vdekje fashizmit, liri Shullazit”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: