TIRANË- Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha është në radhën e atyre që ka ironizuar ditën e parë të punës së kryebashkiakut të ri të Tiranës, Erion Velaij.

Sipas Shkëlzen Berishës, që në ditën e parë Veliaj ka nisur punën si mashtrues.

“Dita e parë e punës si mashtrues. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Zogu i Ramës e nisi ditën e parë të punës duke mashtruar qytetarët sesi ai zgjohet shumë herët në mëngjes dhe pasi ecën 5 km në këmbë (stacioni më i afërt i autobusit nga banesa e tij në Kodrën e Diellit) pret në radhë të vijë urbani për ta ccuar atë në bashki, ndërsa pjesën tjetër të pasagjerëve të papunë tek ” Ushtari i Panjohur””

Sipas Shkëlzen Berishës, kjo “Është e njejta fabul që na serviri disa muaj më parë, me dhëndrin që u martua të dielën dhe shkoi në punë të hënën. Por njëlloj si dje kur mediat nxorrën mashtrimin me kasetat e incizuara javë më parë edhe sot Audi i tij lluksoz i nxorri bojën urbanit të të papunëve”.

“Pyetja e vetme që të ngelet në mendje është: A rri dot ky njeri një ditë të vetme vetvetja pa gënjyer e pa u shtirë?…”,- përfundon ai statusin në Facebook.

Komentin e parë të këtij statusi Shkëlzeni e ka marrë nga Florenc Hoxha, ish-kreu i INUV. Hoxha vijon me ironi duke thënë se: “Prit javën e ardhshme kur të marrë shportën me fiq dhe t’ju a shpërndajë të papunëve tek “Ushtari i Panjohur” dhe ti sygjerojë atyre që të dalin të shesin fiq”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: