TIRANË- Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e quajti ‘tutor të palaços’, duke iu referuar kreut të komisionit të CEZ, Taulant Balla.

Në një prononcim pas daljes nga komisioni, ku në fakt u nxor nga Balla për shkak të debatit dhe akuzave ndaj tij, Shkëlzen Berisha e quajti deputetin socialist ‘palaço’ dhe ‘shpifës të paguar’.
Shkëlzen Berisha tha se akuzat ndaj tij janë gënjeshtra elektorale të kryeministrit Rama për të mbuluar milionat e vjedhura prej tij.

“Thirrja ime, një teatër politik i organizuar nga Edi Rama. Edhe pse nuk kam asnjë lidhje me punën e këtij komisioni, kam ardhur 4 herë duke bërë detyrën time si qytetar. Kam patur vetëm një kërkesë, që komisioni të mos drejtohej nga një person i dënuar për shpifje për mua. Kam bërë një kërkesë dhe përgjigjja ka qenë shkelje e ligjit. Konkretisht i dënuari i drejton komisionin në shkelje të hapur të kodit të procedurës penale. Është në konflikt interesi. Ka paragjykuar dëshmitarin pa dhënë ende dëshminë. Ky është një teatër. Insistimi i vazhdueshëm i Edi Ramës që këtë komision nga 140 deptuetë të parlamentit ta drejtojë një deputeti i dënuar për shpifje ndaj meje, është një provokim. Prezenca e Taulant Ballës në votimin e kërkesës sime, është shkelje. Kam ardhur gjithmonë për të dhënë dëshminë time me shumë dëshirë dhe do ta bëja para çdo anëtari, nëse nuk do drejtohej nga Taulant Balla.
Në fund fare e kuptuan që s’mund të bëhem pjesë e teatrit politik. Përgjigjen do ta marrin si tutori i palaços si palaçoja”, tha Berisha.

Lidhur me akuzat për evazion fiskal ndaj tij, djali i ish-kryeministri tha se ishte “shpifja e radhës për të mbuluar vjedhjet e kryeministrit”.

“Ju thanë fillimisht që Shkëlzen Berisha është shok i ngushtë me Nuel Kalaj, nuk sollën asnjë provë, asnjë evidencë. Shpifja e radhës ishte që isha takuar në Pragë me Ismailaj. Pse nuk e sjellin të dëshmojë. Shpifja e radhës është që nuk kam paguar taksat. Unë kam një dokument që çdo gjë është paguar sipas kontratës. Ai paguhet si shpifës. Nuk ka asnjë cilësi tjetër. Janë gënjeshtra elektorale të paguara nga Edi Rama. Kërkon të mbulojë vjedhjen e tij, 634 mln euro për marrëveshjen me CEZ. Kërkon të mbulojë sarajet e Surrelit. Dërgoni një ekspert të zbulojë sa kushton vila e Surrelit. Qindra, miliona euro. Kërkon të mbulojë pallatin 5-katësh të gruas në mes të Tiranës me para gjaku, para të pista. Kërkon të mbulojë faktet tronditëse që pritet të dalin shumë shpejt për kalimin e kufirit të vëllait të kryeministrit me makinën e Genci Xhixhës. Kërkon të mbulojë mashtrimin elektoral për hapjen e 300 mijë vendeve të punës”, tha Shkëlzen Berisha.

Nga ana tjetër Berisha tha se do të vij në komision sa herë të thërritet, por vetëm me një kusht: Nëse nuk është kryetar Balla. “Ai kërkon të mbulojë shëndetësinë falas. Ai ka dhënë mijëra euro klientëve të tij. Ka kërkuar të lirojë nga burgjet shokët e tij. Ai kërkon të mbulojë faktin që Shqipëria është kthyer në ambar droge. Kërkon të mbulojë tjetër që fsheh listat e Gamorra-s. A ju kam kërkuar ndonjëherë pa më bërë ju pyetet? Unë përgjigjem çdo pyetje. Komisioni është kthyer në një majmun që e nis me Zenin dhe përfundon tek Mulleti. Me Mulletin kam një kontratë për shitblerje pronës. Ekziston një kontratë noteriale që është nënshtruar në 2008 dhe është ekzekutuar në mes të vitit 2008 dhe pas një viti kanë ardhur lekët siç e përcakton kontrata.”, tha Shkëlzen Berisha.

Berisha u pyet dhe në lidhje me akuzat që shpesh herë janë bërë ndaj tij si ‘njeriu i pasur, por i papunë’. “Unë kam pasur dhe kam një kompani që ofron konsulencë ligjore. Një tjetër profesion, ka qenë dhe ndërmjetësimi në mënyrë periodike. Të gjitha burimet e ardhura të miat vijnë përmes tyre dhe qirave. Dhe kur kam shitur apartamentit e kam deklaruar të gjithë në ILDKP. Kam 12 vjet qe bëj deklarimin e pasurisë. Mjafton që të kërkoni në ILDK që të bëni verifikime. Jam i gatshëm të dëshmojë. Kam ardhur të dëshmojë 4 herë. Mund të jem një nga personat e parë publik që nuk kam heshtur ndaj akuzave. Të heqin Taulant Ballën dhe të flas sa herë të kenë dëshirë”, përfundoi fjalën e tij Shkëlzen Berisha.

FJALA E PLOTË E SHKËLZEN BERISHËS PAS DALJES NGA KOMISIONI
Te dashur miq deklarata ime para mediave sot pas daljes nga komisioni parlamentar.
Thirrja ime 4 here ketu eshte nje teater politik me regjisor Edi Ramen. Edhe pse nuk me lidh asgje me punen e ketij komisioni, ndonese padia ligjore dhe deklarimet e mia publike jane ezauruese per kete ceshtje, ne respekt te ligjit kam ardhur ketu 4 here, per t’ju pergjigjur cdo pyetje qe mund te kishin anetaret e ketij komisioni me vetem nje kerkese:

Komisioni te mos drejtohej nga nje njeri i denuar per shpifje ndaj personit tim.
Kerkesa ime eshte e drejte,llogjike dhe mbi te gjitha LIGJORE.

I denuari e drejton kete komision ne kundershtim me nenin 17-1/c/e dhe nenin 18 -1/b KPP qe percaktojne qarte rastet e Papajtueshmerise me Funksionin. – eshte ne konflikt interesi dhe ka paragjykuar deshmine time para se une ta jap ate.

I denuari ka shkelur procedurat e komisionit kur publikisht e cilesoi te rrezuar kerkesen time per perjashtimin e tij edhe pse nuk e kishte hedhur fare ne votim duke u detyruar te terhiqet me turp sepse nuk mori as mbeshtetjen e kolegeve te tij.

I denuari ka shkelur serisht KPP nenin 21.1 “Kopetencat per te vendosur Perjashtimin” ku thuhet shprehimisht se “kerkesa per perjashtimin e gjyqtarit (anetarit te komisionit) shqyrtohet ne séance nga nje anetar tjeter I se njejtes gjykate”
Pjesmarrja e te denuarit ne kete votim e ben ate te pavlefshem se pari pasi prezenca e tij ka siguruar kuorumin. Se dyti sepse abstenimi eshte nje forme votimi.

Sic duket qarte nga shkeljet e mesiperme, ne kontrast me gadishmerine time per te deshmuar, insistimi I Rames qe kete komision nga 140 deputetet e parlamentit, duhet ta drejtoje me cdo kusht dhe ne kundershtim me ligjin, VETEM I denuari per shpifje, qe nuk zbaton vendimin e gjykates, tregon se Edi Rama nuk ka interes per te degjuar por per te provokuar dhe per t’u hakmarre per padite ligjore te fituara kunder deputeteve te tij.

Une kam zgjedhur te zbatoj ligjin sepse jam QYTETAR, por eshte qesharake t’I kerkosh dikujt te deshmoje para te denuarit qe nuk zbaton as procedurat e komsionit, as ligjin e konfliktit te interesit, as kodin e procedures penale dhe as vendimin e gjykates, sepse per sa kohe ben palacon, Edi Rama e mbron ate nga ligji.

Ne fund kur pane dhe u binden qe nuk me bejne dot pjese te teatrit te tyre politik u detyruan t’i drejtohen rruges ligjore. Jam i sigurte qe i denuari per shpifje dhe tutori I tij do marrin pergjigjen e duhur ne rruge ligjore.

Karakteristika tipike e genjeshtareve dhe shpifesve, eshte qe kur dalin bllof, pergjigjen me nje genjeshter tjeter edhe me te madhe se e para. Kur dalin zbuluar, shpikin nje tjeter, e keshtu me radhe me shpresen se ne kete menyre do mbulojne zullumet e tyre.

Fillimisht thane se Shkelzen Berisha eshte miku i ngushte i z. Kalaj, por ne pamundesi per te sjelle edhe nje fakt te vetem qe te provonte kete shpifje, fabrikuan genjeshtren tjeter qe kisha vizituar Pragen me z.Ismailaj.

Kur u perballen me padine ligjore per shpifje, braktisen edhe kete mashtrim duke fabrikuar genjeshtren e radhes se nuk kisha paguar taksat.

Jam i sigurte qe pasi kane gjetur dokumentat qe taksat jane paguar cdo qindarke, kane dale me shpifjen e radhes se parate e fituara nga kontrata te ligjshme ndermjetesimi, te transferuara me banke, te deklaruara nga vete une ne ILDKP mund te kene lidhje me CEZ.

Me keto genjeshtra para elektorale Edi Rama kerkon te mbuloje vjedhjen 634 milione euro qe I beri shqiptareve ne marreveshjen me CEZ.

Kerkon te mbuloje sarajet miliona euro ne Surrel dhe pallatin 5 katesh te gruas ne mes te Tiranes, te ndertuara pa asnje fature ose sic tha ndryshe bashkeshortja e tij me “para gjaku”. Me para gjaku nenkuptoni para pa burim, para pa taksa, para pa fature, para jashte sistemit bankar. Per definicion – Para te pista!

Me keto shashka mendon te mbuloje faktet qe do dalin se shpejti dhe provojne kalimet e kufirit nga vellai i tij me makinen e perdorur nga kryetrafikanti i droges Genti Xhixha drejtues i grupit te Xibrakes.

Kerkon te mbuloje mashtrimin per hapjen e 300 mije vende pune nderkohe qe ka hapur vetem kampe refugjatesh ne cdo cep te Europes.
Perpiqet te mbuloje mashtrimin per shendetesi falas nderkohe qe u fal qindra miliona euro klienteve te tij permes koncesioneve, kur buxheti nuk garanton dot as ilacet per te qetesuar dhimbjet e te semureve me semundje te pasherueshme.

Shpreson te mbuloje shpalljen e krimineleve te pafajshem e nxjerrjen e tyre nga burgjet per aresye elektorale dhe mbushjen e qelive me te varfer qe vrasin veten se nuk kane me se te paguajne energjine elektrike.

Tenton te mbuloje kthimin e Shqiperise ne hambarin e droges per gjithe Europen
Kerkon te mbuloje faktin se ne parlament dhe listat e PS gjen me shume kriminele se ne listat e Camorres ne Napoli.

Por sigurisht qe nuk ka genjeshtra qe mund te mbulojne degradimin e Rames dhe kalbezimin e qeverisjes se tij.
Eshte thjesht nje mjeran, i gatshem t’i lepihet cdo krimineli e te peshtyje cdo mashtrim me shpresen se krimi dhe mashtrimi do ta mbajne ne pushtet.

(m.k/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb