TIRANE – Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, ka publikuar në faqen e tij në “Facebook”, fjalimin e kryetares së FRESSH-it, Joleza Koka, me mbishkrimin: “Përfundimisht këta jo vetëm e trafikojnë drogën, por dhe e konsumojnë. Dëgjojeni pak fjalimin e kryetares së FRESSH”.

Në fakt, Joleza Koka i ka lënë të gjithë me gojë hapur, gjatë fjalimit të saj në një aktivitet në selinë e Partisë Socialiste, për shpërndarjen e teserave për anëtarët më të rinj. Kryetarja e FRESSH-it ka bërë një ‘lëmsh’ të vërtet me deklaratat e saj.

“Edhe unë do të kërkoj falje ndoshta që jam akoma me veshjen… mbrëmë në darkë që kishim një festë në këtë lokalin që po përmendja, kishim dhe Blendi Klosin, ministrin. Sot në mëngjes unë u zgjova te shpia e një shoqes sime që është në një pallat me Saimir Tahirin dhe në fakt me ça pashë ishin rojet akoma poshtë, kam dalë pak më herët….Dhe madje një ditë tek Teatri Kombëtar ktheva kokën dhe gjej Kryetarin e Bashkisë (Erion Veliaj) që ishte ulur ngjitur me mua…”, tha Joleza Koka.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: