TIRANË- Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Berisha ka reaguar pas deklaratave të biznesmenit gjeorgjiano-­izraelit Amiran Dzanashvilli, se e kishte takuar disa herë Shkëlzenin.


Përmes një postimi në Facebook, Shkëlzen Berisha thotë se e ka takuar vetëm njëherë gjeorgjianin ku i ka propozuar që t’i ofronte asistencë juridike, por ai e ka refuzuar.


“Në fund të vitit 2012, në prani të disa investitorëve të tjerë, Amiran Dzanashvili në takimin e parë dhe të fundit më ka kërkuar t’i ofroj konsulentë ligjore, të cilën ia kam refuzuar, për shkak të informacionit të pamjaftueshëm që kisha për të si person dhe aktivitetin e tij. Mesa duket, konsulencën e refuzuar dhe “patronazhin” për transaksionet e dyshimta, i hetuari për pastrim parash, e ka gjetur tek Ajola Xoxa (bashkëshortja e Erion Velisë), të cilën siç del dhe nga prokura, e ka përdorur si përfaqësuese ligjore për aferat e veta në Shqipëri”, shkruan Shkëlzen Berisha.


(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: