TIRANE– Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook” deklaron se kreu i Qeverisë, Edi Rama kërcënon perëndimin me deklaratat e tij, ndërsa po tenton të rikthejë Shqipërinë nën influencën lindore.

Berisha e ka cilësuar Ramën një të marrë, që kërcënon BE me pretendimin se nëse nuk u hapen dyert Shqipërisë, ajo do merret nga Rusia dhe ISIS.

STATUSI I SHKELZEN BERISHËS
Ke kercenon i marri ?
Lideri rajonal kercenoi perendimin se Shqiperine do e merrte Rusia dhe Isisi nese nuk i hapen dyert e BE. Ky kercenim vjen nga nje vend qe eshte kthyer ne prodhuesin me te madh te droges ne Europe. Vjen nga nje vend ku krimineli, trafikanti, tutori perdhunuesi etj, nuk jane thjesht te lire por kane marre ne dore frenat e qeverise, parlamentit dhe pushtetit lokal prej nga perbetohen se do reformojne drejtesine. Dhe kur Europa na mbyll deren sepse jemi shume larg standarteve te saj, lideri rajonal i kujton se ka klube te tjera ku vende me standartet tona e me udheheqes si ai i presin krahehapur.
Ne fakt ky nuk eshte kercenim per Perendimin sepse aq sa i “kerciti” per 550 vjet, po aq do i “kercase” edhe per per 1000 vjet te tjera nese Shqiperia rikthehet nen influenca lindore.

Kercenimi real eshte per te gjithe ne, jo vetem pse jetojme ne parajsen rajonale te droges dhe krimit, por sepse i marri ne pamundesi per te marre mbeshtetjen e Europes per pushtetin e tij, po e kerkon ate ne hapesira ku krimi dhe mungesa e demokracise perceptohen si vlera. Per te kuptuar rrezikun e kercenimin qe sjell nje mendesi e tille, nuk kemi nevoje te perdorim imagjinaten por kujtesen. Sot nuk jemi thjesht para nje nje status quo-je apo stanjacioni, jemi para nje premtimi per te ndryshuar busullen. I marri e ka bere zgjedhjen e tij, eshte koha per ta larguar me cdo kusht para se ta zbatoje ate.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: