TIRANË

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka reaguar për shkrimin e “Bild”, ku thuhej se Shqipëria udhëhiqet nga kriminelë dhe gangsterë. Shkëlzen Berisha shprehet se Rama ngatërron gazetarin gjerman me ymerët e bllokut të Fugës.

“Rama ngatërron gazetarin gjerman me “ymerët” e bllokut te Fugës”, shkruan Shkëlzen Berisha.

Gazeta gjermane “Bild” shkroi disa ditë më parë një shkrim kritik ndaj qeverisë shqiptare të titulluar “Shqipëria udhëhiqet nga kriminelë dhe gangsterë” dhe që kishte për autor gazetarin gjerman Peter Tiede.

Në shkrim thuhej ndër të tjera se Edi Rama me një telefonatë që ka bërë, ka kontrolluar shit-blerjen e votave në rajonin e Dibrës. Akuza kishte edhe për ish-ministrat e Brendshëm Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj. Për Tahirin thuhej se akuzohet për trafik droge dhe për Xhafajn se ka kontroll mbi gjysmën e Europës.

Pas publikimit të shkrimit në gazetën më të madhe gjermane, qeveria reagoi përmes deputetes së PS Blerina Gjylameti. Kjo e fundit tha se shkrimi është i porositur dhe se gazetari gjerman ka marrë para nga opozita për të shkruar artikullin.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb