TIRANË- Replika mes aktores Ema Andrea dhe Shkëlzen Berishës. Pasi aktorja e fton të qetësohet se nuk ja ka sharë të atin, Shkëlzen Berisha nuk i ka kursyer vargjet për të. Mes vargjeve Shkëlzeni thotë se sot ka ardhur dita t’i bëhen homazhe artistëve me famë, pasi ata janë kthyer në lolo e gaztorë që dëfrejnë mbretin.

Ai më tej e quan aktoren “kurtizane të rilindjes”, duke iu referuar kështu një ‘zonje oborri mbretëror, femër e përdalë që kënaq oborrtarët dhe mbretin”.

“E mbushi oborrin
Që të dëfrejë mbretin
Me lolo e gaztorë
Që gajasin miletin
Homazh per artistë me famë, kurtizanë të rilindjes
P.S paqja qofte me ty dhe te fala dyfletëshit

Kjo e fundit e cilësoi Sali Berishën fashist dhe tha se meriton një tallje masive për deklaratat mbi armatosjen e popullsisë. Ndërsa Shkëlzenit ajo i thotë se realiteti në këtë vend është ndryshe nga sa e sheh ai, nga dritarja e makinës apo avionit.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: