ZVICER – Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Shkëlzen Gashi ka realizuar një dopietë për skuadrën e tij Bazel, në kampionatin Zvicerian. Kosovari arriti të realizojë në minutën e 45’ të takimit, në ndeshjen kundër Thun, duke e mbyllur pjesën e parë në shifrat 1­0.

Në pjesën e dytë të takimit përsëri shënojnë vendasit, këtë herë me anë të Streller në minutën e 52’, ndërkohë që për të vulosur takimin ka menduar sërish Gashi në minutën e 58′, duke e mbyllur këtë takim në shifrat 3­0. Me dy golat e shënuar, Gashi ngjitet në kuotën e 17 golave në superligën zviceriane.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: