TIRANË- Shkëlzen Berisha dhe partnerja e tij, Armina Mevlani janë fotografuar përkrah Liri Berishës në aktivitetin e organizuar dje nga Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë”, në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit.

Ata të dy kanë qenë pjesë e aktivitetit, duke mbështetur kauzën për të cilën prej vitesh punon dhe jep kontribut të çmuar bashkëshortja e ish-kryeministrit, zonja Liri Berisha. Më pas të tre kanë pozuar të qeshur në një foto, të cilën, djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha ka dashur ta ndajë me gjithë miqtë dhe ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook. “Në ditën ndërkombëtare të autizmit Fondacioni Fëmijët Shqiptarë përuroi Qendrën Rajonale Nr. 2 në Farkë për trajtimin e të rriturve. Një ndihmë më e madhe për të gjithë ata që vuajnë dhe familjet e tyre”,­ shkruan Shkëlzen Berisha, bashkëngjitur fotos së postuar.

Vetëm pak minuta pas postimit të bërë nga Shkëlzeni, Armina nuk e ka fshehur kënaqësinë e takimit në atë eveniment. Ajo duke postuar të njëjtën foto dhe të tjera nga aktiviteti, ka pohuar se zonjën Liri Berisha është fat ta njohësh dhe ta kesh afër. “Fondacioni Fëmijët Shqiptarë për autizimin inauguroi dje qendrën nr 2! Një iniciativë e dytë nga zonja Liri Berisha, të cilën, është fat ta njohësh dhe ta kesh afër!“­ shkruan ajo.

Armina së bashku me partnerin e saj, Shkëlzenin kanë marrë pjesë edhe në aktivitete të tjera, ku e pranishme ka qenë familja Berisha, si në rastin e Ballos së Bamirësisë organizuar nga Kreu i Shtetit, Bujar Nishani.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb