Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni, ka vendosur të fejohet me blogeren Armina Mevlani pas disa vitesh bashkëjetesë.

Ata janë një ndër çiftet më të përfolura në botën e Showbizit shqiptar, ndërsa tashmë priten ta zyrtarizojnë fejesën e tij.

“Mësohet se blogerja e njohur Armina Mevlani dhe djali ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni do të fejohen ditën e nesërme brenda territorit shqiptar”, përcjell Ekspres.

Detaje të tjera nga kjo ceremoni private ende nuk janë bërë të ditura, ndërkohë që çifti  ka qenë në krahë të njëri tjetrit prej vitesh.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb