TIRANE

Sot Shkëlzen Berisha feston ditëlindjen dhe sigurisht që nuk mund të mungonte një urim nga e fejuara e tij, Armina. Blogerja e njohur ka postuar në Instagram një foto të shkëputur nga fejesa e tyre, e organizuar më 14 tetor të vitit të kaluar. Në krahë të fotos Armina ka zgjedhur fjalët më emocionuese për të uruar të dashurin e saj të zemrës.


  • foto galeri
  • foto galeri

“Gëzuar ditëlindjen zemra ime! Qofshin të gjitha ditët e tua të qeshura siç ti je gjithmonë, qofshin të bardha, siç ti e ke zemrën dhe siç ti sjell dritë sa herë të kam afër. Të uroj me shpirt lumturi dhe qofshim në çdo ditëlindje bashkë përgjithmonë”, -ka shkruar blogerja.


Ndërsa Shkëlzeni i është përgjigjur me një koment të ëmbël, ku shprehet se ditëlindja e tij është pikërisht ajo. Gjithashtu Armina ka postuar edhe një foto të surprizës për Shkëlzenin. Në foto dukeshin vetëm disa tullumbace dhe një tabelë ku shkruhej: “Gëzuar ditëlindjen. Të duam”.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb