TIRANE- Pasdrekën e djeshme, teksa Tirana ishte në qetësinë e festës së Fitër Bajramit, Shkëlzen Berisha ndaloi për disa çaste në apartamentin e prindërve, ndoshta për t’i përshëndetur para nisjes për rrugë.

Me çanta në dorë, djali ish-kryeministrit Sali Berisha zbriti nga makina e tij tip “BMW” dhe u ngjit për disa minuta në pallatin ku banon familja e tij. Ai ishte i shoqëruar nga e dashura, bukuroshja Armina Mevlani, e cila priti në makinë, meqë qëndrimi do të ishte i shkurtër.

Si djalë xhentil, i biri i deputetit të Partisë Demokratike e la ndezur makinën që Armina të priste nën fresikë e kondicionerit, meqë këto ditë termometri në kryeqytet ka shënuar gati 40 gradë. Me siguri çifti po nisej për një udhëtim, duke parë që Shkëlzeni ishte me çanta në duar.
(ed.me/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: