DURRES- Një pushues nga Kosova ka humbur jetën pasditen e sotme teksa lahej në Durrës. Ngjarja ka ndodhur tek Shkëmbi i Kavajës, ku 60-vjeçari nga Kosova, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, është mbytur.

60-vjeçari u pa në det nga pushues të tjerë, të cilët nxituan t’i jepnin ndihmën e parë, por ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Sipas pushuesve, ambulanca ka ardhur me 20 minuta me vonesë, edhe pse u njoftua menjëherë prej tyre.
Policia e mbërritur në vendngjarje po punon ndërkaq për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb