Shkëmbi është bërë me krahë. Fitorja e Teutës ishte vërtet e madhe dhe ky moment duhet shijuar. Në prononcimin pas ndeshjes për “Supersport”, ai falënderoi lojtarët për atë që dhanë në fushë:

A ka një objektiv më të madh se Europa?
Fituam një ndeshje të vështirë, por objektivi vazhdon të jetë i njëjtë të arrijmë Europës. Duhet të marrim sa më shumë pikë.

Mund të na shpjegosh lëvizjen e Prognit?
Mendova që ti japim më shumë vertikalizime Prognit, na i shpërbleu se është në formë shumë të mirë. Kemi dy ekspertë në goditjet e dënimit, kemi lojtarë me eksperiencë. Frashëri dhe Hakaj, ishte një ide e imja që duhet të ishin disi më të kujdesshëm. Për fat të mirë shkoi çdo gjë mirë dhe është merita e futbollistëve.

E kuqja e Osmanit?
Ishte zgjedhja më e mirë që mund të behej dhe atë mund ta bënte vetëm Osmani.

Bushiç, a ishte një difekt i Teutës?
Jam dakord me ju që në 30 metrat e fundit kemi probleme dhe do të kemi gjithmonë, pasi do shumë cilësi. Duhet të përmirësohemi edhe më shumë, më pëlqen si luajmë futboll. Jam i kënaqur me Bushiçin, por ai nuk është në 100%, edhe pse ne presim shumë nga ai. Ky ekip po krijion baza të forta për vitin tjetë dhe shpresoj të kemi kohën dhe për vitin tjetër, por duke pasur sukses këtë sezon. Agresisviteti e bën skuadrën të ndjehet më mirë dhe nuk diskutohet që mua më pëlqeu shumë. Edhe pjesa e parë ishte shumë e mirë. Dua të komplimentojë të gjithë futbollistët, por të gjithë bashkë kemi ruajtur qetësinë edhe pas rezultateve jo të mira. Shpresoj të vazhdojmë kështu.

Çfarë i kishe bërë ndryshe djemve?
Nuk kam bdryshuar ndonjë gjë të re. Kemi pyunuar shumë në anën psikologjike. Edhe me Kamzën lujatëm mirë dhe nuk fituam, jemi marrë me anën psikologjike. Kurke një kundërshtar të fortë është më e lehtë të motivohesh.

Frashëri?
Ai nuk po jep atë që duhet të japë, por sot ka qenë shumë mirë. Jam i bindur që atë thesin mbi kurriz nuk do ta shihnin më.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: