Tirana prej ditësh ka nisur të përgatitet për duelin me Laçin, sfidë kjo që do të luhet ditën e hënë në orën 17:00. Një sfidë shumë e rëndësishme për bardheblutë, të cilët kërkojnë ta nisin me fitore sezonin e rid he synojnë vetëm 3 pikët në transfertë.

Por nuk do të jetë aspak e lehtë për kryeqytetasit, pasi që në sfidën e parë të Superiores do të përballen me mungesa. Kështu ndaj kurbinasve Bledi Shkëmbi nuk do të mund të llogaritë shërbimet e një prej lidërve të skuadrës.

Florjan Përgjoni vuan nga një dëmtim dhe ende mbrojtësi nuk është rikuperuar pllotësisht. Në këtë mënyrë për sfidën me bardhezinjtë do të mungojë, ndërsa vendin e tij me shumë gjasa pritet ta marrë Ismajli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: