Tirana ka zhvilluar edhe një stërvitje për sfidën me Skënderbeun, atë të ditës së shtunë. Trajneri Bledi Shkëmbi ka bërë gati bardheblutë për sot. Korçari, për këtë sfidë, me shumë mundësi nuk do të ketë në dispozicion Ermal Metën në përballjen me ish-ekipin e tij edhe pse mesfushori është stërvitur rregullisht.

Me shumë mundësi, Shkëmbi nuk do ta rrezikojë mesfushorin për këtë sfidë. Pjesa tjetër e grupit do të jetë ajo e sfidës kundër Partizanit. Dilema e vetme është nëse Shkëmbi do të aktivizojë nga minuta e parë Tolën në vend të Metës apo do të kthehet me 3-4-3 dhe Prengaj në repartin e sulmit.

Kujtojmë që 6 barazime resht në gjashtë javë kampionat ka ekipi i Tiranës. Bardheblutë dhe Laçi janë dy skuadrat e vetme pa fitore këtë kampionat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: