Edhe pse për derbin duhen edhe më shumë se 24 orë, Bledi Shkëmbi duket se e ka vendosur. Me shumë mundësi edhe ndaj Partizanit do të luajë me një 3- 5-2.

Nga minuta e parë me shumë mundësi do të jenë Meta, Ndreca dhe Haxhiu. Paraqitja e fundit në Ballsh dhe me Elbasanin si dhe golat e shënuar kanë ndryshuar situatën. Ekipi me shumë mundësi do të luajë sërish me Selmanin në portë. Mbrojtja me tre, Dembele, Kola dhe Mici.

Nga e djathta e mesfushës, Haxhiu, në qendër Meta, Jonuzi dhe Soler, ndërsa majtas Ismaili. Në sulm dyshja Zharmuni dhe Ndreca. Po kështu, Gjumsi, Aran, Abah dhe Prengaj janë të gatshëm për të luajtur nga minuta e parë. Për sfidën derbi, te Tirana nuk do të jetë i gatshëm Florjan Përgjoni, i cili ka nisur stërvitjen individuale.

Lojtari ka probleme në këmbë. Ai do të jetë i gatshëm vetëm pas ndalesës së kombëtares, për të mos thënë në fund të muajit tetor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb