Bledi Shkëmbi e di mjaft mirë se në Tiranë ndaj Partizanit për Teutën e tij do të jetë një mision i vështirë, pasi sikundër e pranon vetë trajneri korçar i durrsakëve, skuadra e drejtuar nga Skënder Gega është ekipi më i mirë në këtë kampionat.

Por, pavarësisht gjithçkaje, ai beson te suksesi pasi Teuta e tij nuk ka presion në këtë përballje. “Ndeshja me Skënderbeun ka pasur shumë probleme, kemi pasur shumë dëmtime. Nuk e dimë se si do të jetë gjendja, por ne po mundohemi të rikuperojmë sa më shumë lojtarë. Çdo përballje është e vështirë, aq më tepër kundër Partizanit, që është ekipi më i mirë.

E them këtë, pasi për mua kush qëndron në krye, është skuadra më e mirë. Kam shumë respekt për Partizanin. Futboll pa presion nuk ka. Nuk mendoj se është presioni ai që ne nuk po arrijmë te rezultatet. Nuk kemi presion as nga presidentët, as nga askush. Shpresoj që sfida kundër Partizanit të jetë pika e kthesës për ne”, u shpreh trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, për RTSH Sport përa para sfidës me Partizanin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: