“Lojtarët vazhduan të luanin edhe pas 2-0. Kishim disa probleme. Osmani, Arapi nuk ishin në 100%. Kjo na kondicionoi edhe ndërrimet,” Nisi fjalën e tij për “Supersport” Bledi Shkëmbi, që më pas iu përgjigj pyetjeve:

Ju mërzit barazimi?

Pas një rezultati 2-0 të barazohesh 2-2 të vjen keq. Kishim mundësi të administronim më mirë rezultatin.

Momenti i golit të dytë të pësuar…

Asnjëherë s’kam folur për gjyqtarët. Duket që është faull ndaj Traoresë në sulm. Kaq mund të them. Ekipi mund ta kishte administruar më mirë rezultatin.

Skuadra nuk po del në lojën e vetë…Nga vjen ky ngërç?

Sot u munduam të qarkullonim topin. Ndonjëherë ka meritë e kundërshtari që nuk të lë të luash. Edhe fusha nuk është në kondicionin e duhur. Ndryshimet taktike na bënë mirë. Nuk bëmë ndonjë lojë brilante, kishim një kundërshtar të vështirë, pavarësisht rezultateve të fundit.

Detajet e përcaktojë ndeshjen…

Nuk ishte një ndeshje shumë e mirë. Kishte meritë edhe Skënderbeu, që nuk na lejoi të luanim. Ne duhet të ngulmonim më shumë të luanim. Kishim mundësi për të qarkulluar topin më mirë. Ndërrimet e detyruara na bënë që të vuanim, për sa i përket qarkullimit të topit.

Duhet ta kishit mbyllur ndeshjen më parë…

Kishim mundësi për të shënuar golin e tretë për të mbyllur ndeshjen. Tani pas ndeshjes mund të themi shumë gjëra, atje brenda në lojë duhet ti zgjidhësh gjërat me të qindtën e sekondës. Në fushë bëhen edhe gabime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb